Home Lajme Përshëndetja e ngrohtë me Martin Berishajn, Tahiri: Donte paqe me mua, i kishte mësuar emrat e prindërve tanë

Përshëndetja e ngrohtë me Martin Berishajn, Tahiri: Donte paqe me mua, i kishte mësuar emrat e prindërve tanë

0
Përshëndetja e ngrohtë me Martin Berishajn, Tahiri: Donte paqe me mua, i kishte mësuar emrat e prindërve tanë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka komentuar përshëndetjen e tij me ambasadorin Martin Berishaj, më 17 nëntor të vitit të kaluar në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike.

Tahiri tha se “Martin Berishaj donte paqe me të”.

”Është hera e parë që e kam takuar, i kishte mësuar emrat e prindërve tanë“, tha Tahiri.

Po ashtu Tahiri tha se “Berishaj është pjesë e një mafia energjetike“.

“Sa të është kryeministri Kurti kryeministër i vendit nuk kemi me u lëshu prej këtij rrjeti kriminal të vendit“, ka thënë Tahiri.

Ai po ashtu ka deklaruar se ”Kurtit nuk i intereson as për pagat“.

”Kryeministri Kurti dëshiron të ketë para veç për subvencione të energjisë, për asgjë tjetër“, ka deklaruar Tahiri.

Exit mobile version