7.2 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Përse u zunë motrat Libohova? Pas rregullimit të marrëdhënieve, vijnë me një surprizë

- Advertisement -

Pas vitesh heshtje, motrat ikonë të muzikës shqiptare Irma dhe Eranda Libohova u rishfaqen krah krah njëra-tjetrës, duke entuziasmuar fansat e tyre. Dy artistet postuan javën e kaluar një video në rrjetet sociale nën shoqërinë e njëra-tjetrës dhe familjarëve të tjerë. Dy motra janë shfaqur teksa darkonin së bashku në humor tejet të mirë. “Ngjajmë ë ngjajmë”, shkroi Eranda, ndërsa postimi në InstaStory u shpërnda edhe nga Irma në rrjetin social.

Perse u zunë motrat Libohova? Pas rregullimit të

Tani ato kanë gati edhe nje surprizë: Rikthimin në skenë krah njëra-tjetrës. Ishte Eranda ajo që postoi sot një video në Instastory ku shfaqet pranë motrës së saj, Irmës në një skenë ku duket se po bëjnë prova e në sfond dëgjohet muzikë popullore.

Perse u zunë motrat Libohova? Pas rregullimit të

 

Zërat për hatërmbetje mes motrave nisën pasi ato nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale dhe fotoja e tyre bashkë datonte në vitin 2018. Kur Eranda u dekorua me çmimin “Mjeshtër i Madh” në vitin 2021 dhe vendosi ta festojë me miqtë e saj në një festë të organizuar u vu re mungesa e Irmës. E njëjta gjë ndodhi edhe kur festoi ditëlindjen e 53-të dhe Irma nuk u duk gjëkundi.

Tani sidoqoftë duket se kanë  hapur një faqe të re në raportin e tyre, por vazhdon të mbetet ende mister arsyeja e krisjes aq të fortë të kësaj marrëdhënieje, sa i la për 5 vjet pa folur me njëra-tjetrën.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit