5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Përse u nda Xhensila me Bes Kallakun? Ish-konkurentja e “Për’puthen” zbulon sekretin

- Advertisement -

Ndarja e këngëtares Xhensila Myrtezajit dhe aktorit Besart Kallaku, ka ndezur debat në panelin e të ftuarve në “E Diell”, ku ka pasur dy grupe për arsyet që fshihen pas këtij vendimi.

Ish-konkurentja e “Për’puthen”, Ilda, tha se ndarja e tyre nuk ka ndodhur për famë.

Ndërkohë Anaid Kaloti, ndërhyri duke thënë se VIP-at ndahen në ditët e sotme për lekë dhe jo famë.

Ilda: “Xhensila me Besin besoj nuk është se do të ndaheshin për famë. Sepse Xhensila me një të dalë në skenë e komentojnë për veshjen, fizikun dhe gjëra të tjera. Nuk besoj se ka arritur majat tani që është ndarë me Besin. Ajo ka qenë gjithmonë aktive. Xhensila është përfolur nëpër media gjithmonë”.

Anaidi: “Ndarja i bën më interesantë për ata që i ndjekin”.

Dea: “Xhensila është përfolur pafund pas ndarjes nga Besi. Unë e kisha harruar fare, nuk shkruante më. Tani u nda edhe nisën të shkruanin”.

Anidi: “Kështu ndahen më shumë për lek se sa për fame”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit