24.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Përse Pamela Anderson refuzoi paraqitjen në serialet e reja të “Baywatch”…

- Advertisement -

Edhe pse ajo është një nga yjet e “Baywatch”, Pamela Anderson, nuk do të shfaqet në serialet e reja në Hulu. Modelja dhe aktorja 57-vjeçare, thuhet se refuzoi një ofertë për të ndarë mendimet e saj për shfaqjen që e bëri atë të famshme. Yjet duke përfshirë Erika Eleniak, Billy Warlock dhe Nicole Eggert janë ndër ata që kanë folur për sekretet e prapaskenave rreth “Baywatch”, duke zbuluar edhe sa fitonin për episod.

Pavarësisht se Casey Jean ‘C.J’ Parker është një nga rolet e saj më të njohur, Pamela mesa duket është e lumtur t’i lërë këto gjëra në të kaluarën. Sipas burimeve të brendshme, nuk ka probleme që e kanë ndaluar të marrë pjesë në “After Baywatch: Moment In The Sun” dhe Pamela ‘i ka vlerësuar gjithmonë’ mundësitë që i kanë dhënë asaj duke luajtur CJ’. TMZ raportoi se ylli i “Playboy” është thjesht ‘në një kapitull tjetër të jetës së saj’ dhe në vend të kësaj dëshiron të përqendrohet në projektet aktuale dhe të ardhshme.

Anderson ka thënë së fundmi se e pati të vështirë t’i lexonte ditarët e saj të vjetër para se të shkruaj librin memoar “Love, Pamela” dhe të publikojë dokumentarin për jetën në platformën transmetuese “Netflix”. 57 vjeçarja, e cila ka dy fëmijë me ish-burrin, Tommy Lee, ka thënë për revistën “Better Homes and Gardens”, se e pati shumë të vështirë ta lexonte të kaluarën nëpër ditarët e saj të vjetër, ndërkohë që po punonte në dokumentar me djalin e madh, Brandonin.

“Brandon ishte me mua si producent duke më ndihmuar t’i bëj bashkë disa pjesëza të jetës time nga e kaluara në dokumentarin e Netflixit. Po shikonim të gjithë ditarët e mi që i kisha ruajtur dhe kjo gjë ishte e dhimbshme për mua”-ka thënë Pamela. Pamela Anderson ka zbuluar se po publikon një libër gatimi prej 228 faqesh, i cili përfshin 80 receta të bëra vetë dhe të ndikuara globalisht me bazë bimore. Përveç kësaj, libri përfshin këshilla për dizajnin e qëndrueshëm, si dhe kopshtarinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit