29.9 C
New York
Monday, August 4, 2025

Buy now

Përse foshnja juaj lufton të mos bjerë në gjumë? Habit eksperti!

- Advertisement -

Një pediatër shpjegoi pse foshnjat ndonjëherë përpiqen të mos bien në gjumë. Shumë nëna janë përballur me situatën kur fëmija i tyre dukshëm ka nevojë për gjumë, por bën çmos që të mos flejë. Të rriturit shpesh nuk kuptojnë pse ndodh kjo, ose pse një fëmijë nuk bën dot gjumë thjesht edhe pse duket shumë i lodhur. Pediatri i njohur në TikTok, doktor Yoshi, ka një shpjegim, shumë të papritur.

“A ka bebja juaj këmbëngulur të mos flejë? Si është puna me të? A nuk është mjaft e lodhur apo, ndoshta, e stërlodhur? Le të flasim për nevojën e gjumit te foshnjat,” nis dr. Yoshi në video. Mungesa e gjumit ndodh kur foshnja nuk fle mjaftueshëm me kalimin e kohës. Për shembull, nëse fëmija humbet 30 minuta gjumë gjatë dremitjes së parë, atëherë në dremitjen e dytë fle vetëm për 15 minuta, ndërsa në mbrëmje kundërshton, nuk fle, dhe zgjohet një orë më vonë se zakonisht. Kjo gjendje mund të zgjasë disa ditë dhe të çojë në një mungesë gjumi të ngjashme me anashkalimin e një nate të tërë gjumi. Mund të vëreni shenja të imëta si shqetësim i shtuar, nervozë, madje edhe vështirësi që fëmija të flejë.

Ai thekson se fëmija përfundimisht do të bjerë në gjumë, gjë që mund të jetë lehtësuese për prindërit, por nëse nuk përcaktohet shkaku, ky cikël mund të përsëritet. Ndërkaq, ne e dimë që veshi i brendshëm i njeriut, e ashtuquajtura Cochlea ka arritur që në javën e njëzetë të shtatzënisë madhësinë e të rriturit. Në këtë moshë të hershme, organ i të dëgjuarit është pjesërisht i aftë për të funksionuar.

Në javën e 36-40 të shtatzënisë është pjekur tërësisht, qelizat e të dëgjuarit reagojnë nga ana elektrofiziologjike si tek njeriu i rritur (Leibermann). Me këtë formim shumë të hershëm të veshit të brendshëm, natyra shmang atë që nëpërmjet një rritjeje të organit të të dëgjuarit, gjatë viteve të para të jetës, perceptimi akustik të ndryshojë vazhdimisht. Që në fillim të këtij shekulli janë bërë përpjekje, pjesërisht edhe me metoda të rrepta, për të gjetur nëse fëmija i palindur dëgjon apo jo.

Të ngjashme

Të fundit