-2.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Përse falja në Malin Arafat është “maja shpirtërore” e pelegrinëve myslimanë

- Advertisement -

Ata vijnë gjatë errësirës së natës, me mijëra, për t’iu ngjitur kodrës shkëmbore të quajtur Mali Arafat.

Ky vend në juglindje të Mekës është pak i njohur përtej botës islame.

Për ata që nuk janë myslimanë, ecja përreth Kabasë – struktura e zezë në formë kubike në qytetin e shenjtë – është momenti vizual më mbresëlënës që shoqëron pelegrinazhin e haxhillëkut.

Por për myslimanët, është rituali i faljes së të martës në Arafat që përfaqëson thelbin dhe tërësinë e haxhillëkut.

Kodra në fjalë dhe Dita e Arafatit, siç quhet dita e dytë në pelegrinazhin e përvitshëm, mbartin domethënie të jashtëzakonshme për fenë islame.

Arafati përmendet në Kuran si vendi ku Profeti Muhamet thuhet se mbajti predikimin e tij të fundit, gjatë haxhillëkut të tij të fundit. Sipas thënieve tradicionale të profetit, Dita e Arafatit është dita më e shenjtë e vitit, kur Zoti afrohet më pranë besimtarëve dhe fal mëkatet e tyre.

Momenti i afrimit me Zotin e bën edhe personalisht më të rëndësishme për shumë njerëz këtë pjesë të pelegrinazhit.

Deri në orën 4 të mëngjesit të së martës, maja 70 metra e lartë ishte e mbushur me besimtarë.

Ata u ngjitën në terrenin e saj të ashpër, duke tërhequr pas vetes sendet personale dhe duke kërkuar për një vend të lirë. Ata ulen në grupe në brezaret e gurta dhe në të çarat mes shkëmbinjve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit