-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Përplasjet e VV-së në asamblenë e Prishtinës, Olluri: Kjo tregon një çarje të thellë të Liburn Aliut me Albin Kurtin e Xhelal Sveçlën

- Advertisement -

Tension e përplasje mes asamblistëve të Vetëvendosjes ka pasur sot në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Edmond Azemi e Berat Lahu qëndruan në sallë duke e bërë kuorumin për votim të buxhetit, përderisa kjo nuk u pranua lehtë nga pjesa tjetër e Lëvizjes Vetëvendosje në krye me shefin e asamblistëve të VV-së, Gëzim Sveçla.

Ky i fundit nuk e kurseu as infrastrukturën publike të komunës duke dëmtuar mikrofonin.

Për gazetarin Parim Olluri kjo tregon një çarje të thellë në mes Liburn Aliut dhe Albin Kurtit.

“Momenti kur Egzon Azemi kur i thotë Berat Lahu je duke më bërë presion, ky ia kthen presion për interes të popullit po të bëjë a? Dmth këta edhe kur folin për hajni miliona, prapë e përmendin interesin e popullit në atë hipokrizi e tyre”, ka thnëë ai në “Pressing” të T7.

“Unë mendoj që qartja e tij në asamble është që ky nuk është mësu një asamblist mos me ngu për shkak të kalunës që ka qenë i përfshirë me Përparim Ramën edhe te Badovci edhe te Stacioni i autobusë, u pat mësu me nejt gaditu. Sveçla kryesori, u mësu me i nejt gatitu. Për hërë të parë e pe që dy asamblistë nuk po e ngojnë dhe po qartën”.

“Problemi këtu zanafillën e ka te problemet e Liburn Aliut me Albin Kurtin dhe normalisht Xhelal Sveçlën, këtu po vihet pa një çarje e thellë mes Liburnit dhe Albin Kurtit. Dmth është një sekret publik që të gjithë e dinë”, ka deklaruar Olluri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit