Debate dhe përplasje të forta janë shënuar në Kuvendin e Shqipërisë të enjten ende pa nisur seanca plenare.
Deputetë e opozitës kanë tentuar të ulen në vendet e ministrave duke u përplasur me gardën, raporton Euronews.al.
Disa prej tyre kanë zënë vendin mbi foltore duke zënë vendin e përfaqësuesve të kabinetit qeveritar.
Pamjet live nga përplasjet në Kuvend janë shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë deputetët e opozitës.






