12.3 C
New York
Tuesday, November 25, 2025

Buy now

Përplasje në KQZ: PDK këmbëngul për fletëvotimet e diasporës para se të votohet buxheti

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akoma nuk ka arritur ta miratojë buxhetin prej 7 milionë e 771 eurove, të planifikuar për zgjedhjet e parakohshme nacionale të 28 dhjetorit 2025, pas përplasjeve mes anëtarëve të këtij institucioni.

Anëtarët e PDK-së në KQZ ishi ata që kërkuan përfshirjen e një amandamenti për fletëvotimet me postë, para se të votohet për planin, duke kritikuar Sekretariatin për mosplanifikim të buxhetit për dërgimin e fletëvotimeve origjinale te votuesit jashtë vendit.

Por kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se buxheti është i domosdoshëm dhe në momentin që deshi ta hedh në votim, Arianit Elshani i PDK-së i doli kundër dhe tha të mos shkohet në këtë formë.

Elshani: Kryetar, ndoshta ma s’pari duhet amandamentimin,

Radoniqi: Jo veç pak..

Elshani: Na nuk kemi probleme tjera me buxhetin.

Ilir Gashi (PDK): Je i obliguar me Qitë në votim amandamentimin, tani buxhetin.

Elshani: Kjo mund të na bllokojë procesin.

Ndonëse u kërkua pauzë, anëtarët po vazhdojnë të diskutojnë në këtë mbledhje.

Kujtojmë se as dje anëtarët e KQZ-së nuk gjetën dakordim dhe mbledhja dështoi.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që fletëvotimet për zgjedhjet e 28 dhjetorit të dërgohen në diasporë ashtu siç e parasheh rregullorja.

Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka kërkuar që të përfshihet buxheti për këtë gjë.

Lidhur me kërkesën që të përfshihet buxheti për dërgimin e fletëvotmeve votuesve jashtë Kosovës, për ata që regjistrohen për votim jashtë Kosovës përmes postës të iu dëgohet fletvotimi nga KQZ secilit individualisht, fizikisht në secilin vend ku ai jeton. Kjo është kërkesa, kërkojmë që kjo të përfshihet në kuadër të këtij buxheti”, ka thënë Elshani.

Të ngjashme

Të fundit