10.7 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

Përplasje në Komisionin për Arsim/ Ministrit Murati i tërhiqet vërejtja nga deputeti i VV-së

- Advertisement -

Komisioni për Arsim ka diskutuar në lidhje me grevën e përgjithshme në arsim. E pranishme në këtë mbledhje ishte edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministri i Financave, Hekuran Murati, derisa mungon kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Derisa përveç dy ministrave, të pranishëm janë edhe dhjetë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje – disa prej tyre edhe si mysafirë.

Në fillim të fjalës së tij, ministri Hekuran Murati ka marr nw pyetje anëtarët e Këshillit Grevist, për ta ditur më mirë se kush janë, meqë prezantimi i tyre në fillim s’ka qenë i mjaftueshëm për ministrin.

Thanë se kush janë dhe çfarë pozita mbajnë, por konsideroj se megjithatë duhet t’i njohim më mirë, dhe nëse më lejohet kisha disa pyetje për anëtarët, sepse për z.Imeri është raportuar që është i afërt me subjekte të caktuara politike”, ka filluar fjalën e tij Murati, duke shkaktuar tensione në Komision.

Ka qenë i menjëhershëm ndërhyrja e anëtarëve të Komisionit ndaj kësaj qasje të ministrit Murati.

Albena Reshitaj e ka ftuar Muratin që të flasë për çështje financiare, derisa Murati është qortuar edhe nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, që është anëtar i Komisionit për Arsim.

“Do të doja që për shkak të situatës që është paksa e elektrizuar, do të doja që të përmbahemi nga gjuha politike, dhe që të ofrojmë argumente dhe gjuhë teknike. Prandaj ministër Murati me lutjen kolegiale dhe institucionale të lutem të jesh sa me konciz në argumentet dhe argumentimet teknike dhe të tregosh implikimet buxhetore të kërkesave sindikale. Prandaj të lutem të na mundësosh të kemi një diskutim sa më racional”, ka thënë Gola.

Murati më pas ka folur edhe për kërkesat e SBASHK-ut.

“Shihni kërkesat fillestare krahasoni me këto kërkesa që kemi sot, nuk janë të njëjta. Nuk mund të merresh vesh me dikë që qëllim e ka mosmarrëveshjen. Sa herë qeveria lëvizë diçka këta shtojnë diçka apo e ndryshojnë kërkesën. Kompromisi që është ofruar është mëse kompromis. Në ratse të tilla do të duhej greva të ndërpritet e dialogu social të vazhdojë”, tha Murati.

Ndryshimi i kërkesave sipas Murtiti e vendos këtë qështje në tjetër rrafsh.

“Duhet ta kemi parasysh prej ku po vjen ky iracionalitet. Ndryshimi i kërkesave përgjatë rrugës dhe mospranimi i asgjësë si dhe mos prezantimi i ofertës së qeverisë para anëtarësisë e qet ketë në tjetër rrafsh”, shtoi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit