cion me BDI-në e Ali Ahmetit është përplasur në “Pressing” me analistin Sadri Rambaja.
Debati eskaloj në momentin kur u fol për përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosjes në zgjedhjet atje.
Thaçi ka përmendur tri arsyje hipotetike sipas të cilave Kurti “mund të ketë synime”.
“E para mendoj që është një tentim për zhvendosje të vëmendjes nga Kosova në Maqedoni dhe vështirësitë me të cilat përballet Kosova aktualisht mos të jenë pjesë e aktualitetit politik. E dyta, edhe kjo keq nëse është, kojshillëk drejt partnerëve tanë ndërkombëtar që ndikmi i Kurtit në Maqedoni është shumë i madh dhe për këtë duhet të kalkuloni në qasjen tuaj, kjo është fatale. Katastrofale. E treta mund të jetë direkt personale apo individuale që ka të bëjë me raporte qoftë të miat apo të Ali Ahmetit me krahun e luftës të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.
Debati ka vazhduar të eskaloj edhe më shumë, në momentin kur është kundërshtuar nga Ramabaja ku i njëjti i tha se Thaçi se ka nënshruar demarkacionin e Maqedonisë së Veriut me Kosovën.
Por Thaçi iu kthehu atij dhe Lëvizjes Vetëvendosje duke iu thënë “hajna” e “mashtrues”, teksa përmendi Manastirin e Deçanit.
“Unë Albin Stefan Deçanski, ti me stafan deçanskin e kei bë manastirin ore hajna. More mashtruesa, morë dallavergjinjë e keni fal Stefan Albin Manastiri”, ka thënë Thaçi.