Seanca e fundit e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Shqipërisë është shndërruar në një kaos të vërtetë.
Për shkak të tensioneve, kjo seancë është mbyllur brenda një ore.
Gjithçka filloi kur deputetët e PD-së i zunë vendet e ministrave dhe nuk u ulën në ndenjëset e tyre.
Në anën tjetër, lideri i PD-së, Sali Berisha kishte bllokuar foltoren dhe nuk pranonte të largohej.
Kurse deputetë e PD e tij janë përplasur fizikisht edhe me Gardën, teksa kërkonin që këta të fundit të dilnin jashtë./TCh/






