Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryekuvendari Glauk Konjufca dhe ministrja e jashtme Donika Gërvalla janë parë bashkë për herë të parë që nga ‘përplasja’ që ndodhi mes tyre, për shkak të letrës së dërguar nga Qeveria drejt KiE-së, për Asociacionin, shkruan Gazeta Blic.
Ata i ka bërë bashkë koncerti i artistet Shkurt Fejza, mbrëmjen e së shtunës.
Ata shihen të ulur në rreshtin e parë, duke ndjekur koncertin.Ndërsa, kujtojmë që letra e ministres Donika Gërvalla drejt KiE-së për Asociacionin bëri që të ketë përplasje mes presidentes Vjosa Osmani dhe Qeverisë.
Osmani reagoi menjëherë duke thënë se letra është dërguar pa koordinimin e saj dhe se s’ka qenë e informuar për atë.
Ditë më pas, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca deklaroi se moskoordinimi kishte qenë i paqëllimshëm por kishte ndodhur për shkak të vizitës së presidentes në SHBA.
Por, reagimi i Osmanit pas kësaj deklarate ishte i ashpër, derisa këtë e quajti qesharake dhe se s’mund të besonte se kjo po thuhej në vitin 2024, kur telefonat funksionojnë dhe komunikimi mes tyre bëhet përmes telefonit.E, ditë më pas, kur kryeministri Kurti u pyet lidhur me raportet, tha se mospajtime ka edhe me Konjufcën e Gërvallën ndonjëherë dhe se ato me Osmanin s’janë të patejkalueshme.
Ndërsa, presidentja Osmani tha se raportet mund të përmirësohen nëse në rend të parë vihet interesi shtetëror./Gazeta Blic/