13.6 C
New York
Saturday, March 1, 2025

Buy now

Përplasja në Zyrën Ovale, kryeministri britanik zhvillon biseda telefonike me Trump dhe Zelenskyn

- Advertisement -

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA, Donald Trump dhe presidentin e Ukrainas Volodymyr Zelensky mbrëmjen e së premtes pas tensioneve në Zyrën Ovale.

Një zëdhënës i Downing Street, i cili konfirmoi bisedat, tha se Starmer ruan mbështetjen e tij të palëkundur për Ukrainën dhe po punon për të gjetur një zgjidhje drejt paqes së qëndrueshme, bazuar në sovranitetin dhe sigurinë e vendit.

“Kryeministri mezi pret të presë liderët ndërkombëtarë të dielën, përfshirë Presidentin Zelensky”, vazhdoi zëdhënësi, duke iu referuar samitit të ardhshëm të liderëve evropianë për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën.

Përplasja Trump-Zelensky ndodhi vetëm një ditë pasi vetë Starmer u takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku ai i kërkoi presidentit amerikan të mos pranonte çdo marrëveshje paqeje në Ukrainë që do të “shpërblente” Rusinë ose aleatët e saj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit