5.6 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Përplasja me ShBA-në dhe BE-në, Muhaxhiri: Qeveria po e bën këtë për shkak të zgjedhjeve

- Advertisement -

Analisti Artan Muhaxhiri duke komentuar marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në dhe Bashkimin Evropain tha se  një gjë e tillë nga  Qeveria po bëhet për shkak të zgjedhjeve.

“Sepse Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti janë duke u munduar me rujtë bërthamen e votuesve që janë më të ashpër , që janë më militantë, dhe pastaj fokusi është me atë bazë dhe ajo bazë mund të mbahet vetëm tentime të tilla. Pra vetëm me tentime që Kosova të paraqitet supersovran e cila mund t’i thotë jo Amerikës, BE-së e kështu më radhë . Këto elemente këto porosi kanë efekt shumë të madhe te ajo kategori e votuesve”, tha Muhaxhiri në emisionin “Click” në RTV21

Sipas tij partia në pushtet po tenton që duke u përplasur me partnerët ndërkombëtarë  të fitojë skenën e brendshme.

“Nuk ka asnjë racionalitet në për një qeveri e cila do te ketë sukses afatgjatë të bëjë kësi akte, të hyjë në konflikt me SHBA-në dhe BE-në.”, deklaroi Muhaxhiri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit