Deputeti i betuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur për përplasjen e djeshme me avokatin Arianit Kocin, para Kuvendit të Kosovës.
Kjo përplasje erdhi pas Koci protestoi edhe dje para këtij institucioni i cili nuk po arrin të konstituohet dhe Zemaj ishte duke dhënë deklaratë para mediave, avokati e pengoi për të nisur protestën e tij, përcjell Klankosova.tv.
Në lidhje me këtë, Zemaj tha se demonstrimi i asaj sjellje e ka një konotacion politik, sepse siç u shpreh ai “vendi është i vogël dhe e njohim njëri-tjetrin”,
“Vet demonstrimi i asaj sjellje e ka një konotacion politik, vendi është i vogël, e njohim njëri-tjetrin, e dimë cilin subjekt e ke përkrahur, e dimë cilin individ e ke përkrahur, cilat kauza i ke përkrahur. Por, duket të gjendet një rrugë tjetër”, është shprehur tutje Zemaj./Klankosova.tv