Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj në mesin e shumë mysafirëve ka promovuar librin e tij “Përplasja e Madhe”.
Në këtë promovim kanë marrë pjesë kryeministri, Edi Rama, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, zv-kryeministri, i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi si dhe zyrtarë të lartë të PDK-së dhe LDK-së.
Ajo që bie në sy ishte prezenca e ish kryeministrit Avdullah Hoti, dhe ish ministrit, Skender Hyseni.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka vlerësuar si libër të nevojshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të kuptojnë më shumë për ripozicionimet gjeopolitike të kohës sonë.