-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Përplasja e Aliut e Çekut me Europa Nostra, ish zyrtari i BE’së ka pyetje për Kurtin

- Advertisement -

Dy ministrat e Qeverisë Kurti, Liburn Aliu dhe Hajrullah Çeku, dje e kanë kundërshtuar ashpër dhe akuzuar organizatën Europa Nostra për qasje joprofesionale dhe politikisht të ndikuar, pasi që organizata e ka vlerësuar Manastirin e Deçanit të rrezikuar. Madje, ata kanë kërkuar edhe kërkimfalje nga organizata.

Sot, ka reaguar edhe ish-këshilltari i shefit të BE-së në Kosovë për çështje religjioze, Rick Spruyt, i cili i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me tri pyetje.

“Qeveria e Kosovës refuzon dizajnimin e Manastirit të Deçanit nga Europa Nostra si trashëgimi kulturore në rrezik. Kështu që, a do të sigurojë Albin Kurti 1) Zbatimin e shpejtë të vendimit të Këshillit të Monitorimit të Zbatimit te vitit 2020, 2) implementimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 dhe 3) mos-sfidimin e trashëgimisë kulturore serbe?”, ka shkruar ai në Twitter.

Gjatë ditës së djeshme, Aliu njoftoi se kritikat Europa Nostra’s i janë drejtuar përgjatë një takimi të përbashkët që kanë pasur me zyrtarë të kësaj organizate.

“Bashkarisht me Ministrin Çeku, deklaruam se insistimi për “rrezikun” ndaj Manastirit të Deçanit, është edhe një dëshmi për qasjen jo-profesionale, politikisht të ndikuar të organizatës Europa Nostra, dhe ritheksuam edhe njëherë që Europa Nostra i detyrohet me  kërkim falje dhe kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj reputacionit të Institucioneve të Republikës së Kosovës”, kishte njoftuar Aliu. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit