1.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Përplasen ashpër Haki Abazi dhe Gani Krasniqi i VV-së, Bogujevci i reagon Konjufcës që ia dha fjalën dy herë

- Advertisement -

Deputeti i LVV-së, Gani Krasniqi, ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se është i habitur me fjalimet që po dëgjon në Kuvend, meqë e di se kush çfarë ka thënë e çfarë ka bërë. Gani Krasniqi ka thënë se një gjë të tillë s’mund ta bëjë Haki Abazi meqë thotë se “ia njeh edhe plancin”.

“Nuk jemi këtu për të në mbajtur moral se kush është Haki Abazi, që dul të folë për fashizmin, e të gjitha tjerat. Secili që del të folë për veti, të ngrit çështje të cilat ngritën, e jo këtu të thirren me emër e mbiemër, aq ma pak Haki Abazi atje, që ia njoh edhe plancin e tij”, është shprehur Gani Krasniqi, raporton Express.

Pas kësaj fjalën e ka marrë deputeti Abazi i cili është shfaqur i tensionuar në foltore të Kuvendit, duke i kërkuar Gani Krasniqit fakte.

“Ju njohim na juve, çka.. dil thuje Gani Krasniqi se je burrë, ke luftu për UÇK. Baba im ka organizu protestat e 68-ës. Krejt jetën tim e kam bo për pavarësinë e Kosovës. E ti që i ndërron partitë për çdo ditë e ulë krytë, dil me fakte, cfarë fakte ki. Po normal që ty të pengon profesionalizmi, ty dhe të tjerëve. Kush ka përfitu prej Haki Abazit. Turp për ty me folë fjalë të përgjithsume. Thuje faktin. Unë po flasë për fenomenin, për fashizmin”, ka thënë Abazi.

Pas kësaj, e ka marrë fjalën përsëri Gani Kransiqi duke thënë se i vjen keq që duhet të merret me deputetin Haki Abazi.

“Ndihem keq që mirrem me atë si Haki Abazi”, ka deklaruar ai.

As ish-deputeti i VV-së s’ka qëndruar pa reaguar pas fjalës së Gani Krasniqit, duke kërkuar fjalën përsëri në foltore. Pasi Glauk Konjfuca u pajtua që Abazi të fliste përsëri, në mikrofon dëgjohet nënkryetarja Saranda Bogujevci, e cila kundërshton Konjufcën për një vendim të tillë.

“Qysh hajt kryetar, dy herë replikë a, s’ka të drejtë kryetar”, ka dekalruar Bogujevci.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit