18 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Përpjekjet për deeskalim, Lajçak takon edhe Komandantin e KFOR-it

- Advertisement -

Komandanti i KFOR’it, Angelo Michele Ristuccia, është takuar sot me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, si dhe Shefin e Zyrës së BE’së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Sipas njoftimit të KFOR, ata kanë folur për zhvillimet e fundit dhe dialogun.

“Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga #NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, u takua me Miroslav Lajčák, Përfaqësues Special i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, dhe Shkëlqesinë e tij Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/ Përfaqësues Special i BE-së.

Ata diskutuan përditësimin e fundit për situatën e përgjithshme dhe përpjekjet e vazhdueshme të #KFOR-it në mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Ndryshe, Lajçak është takuar me Presidenten Vjosa Osmani, e më vonë do të takohet dhe me Kryeministrin Albin Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit