Kim Kardashian i sheh takimet e reja të dashurisë së ish-bashkëshortit Kanye West si një përpjekje për ta bërë xheloze.
Reperi 44-vjeçar iu lut publikisht “të kthehej tek ai” gjatë një koncerti muajin e shkuar. Kërkesa e tij ra në vesh të shurdhër pasi Kim vazhdoi të dilte me Pete Davidson. Ditët e fundit, në mediat rozë ka qarkulluar lajmi se Kanye është takuar me aktoren Julia Fox.
Një burim i afërt me Kim shprehet se ylli nuk e ‘ka blerë’ faktin se mund të jetë një marrëdhënie e vërtetë. “Kim mendon se është komike se si Kanye nga lutjet për t’u kthyer shkoi drejt shfaqjes në publik me vajza. Ajo e di që nuk është diçka serioze dhe janë lëvizje të zakonshme nga ai”.
Burimi shtoi se themeluesja e “SKIMS” e sheh si një përpjekje të dëshpëruar për ta bërë të ndihet xheloze. “Asaj sinqerisht nuk i intereson, e ka kaluar tani saqë loja e tij e vogël nuk po funksionon”.
Aktualisht Kim ndodhet në Bahamas me Pete Davidson.