Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar disa nga homologët e tij të rajonit, në takime të ndara vrituale.
Ai tha se me ata ka theksuar zotimin e fortë të Kosovës për t’u integruar në NATO.
“Kosova është një partner i besueshëm dhe i palëkundur për vendet demokratike që janë anëtarë të NATO-s dhe aspirojnë të jenë të tillë. Gjithashtu, Kosova vlerëson bashkëpunimin rajonal dhe angazhohet në avancimin e marrëdhënieve me vendet anëtare të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon”, ka shkruar Mehaj në Tëitter.
Mehaj takoi homologët e tij nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kroacia.
Fillimi i agresionit rus në Ukrainë shtoi thirrjet e autoriteteve kosovare për anëtarësim në organizatën veri-atlantike. Për këtë çështje, Qeveria e Kosovës ka formuar grupin punues ndërinstitucional për anëtarësimin e Kosovës në NATO./