24.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

“Përpiqem të mbroj veten sa më shumë”, habit blogerja e njohur: Do doja ta mbyllja “Instagram”-in sepse…

- Advertisement -

Tema që u diskutua ditën e sotme në emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, ishte mungesa e privatësisë së njerëzve në epokën digitale.

Një ndër të ftuarat ishte edhe blogerja Odeta Banushaj, e cila ka bërë një rrëfim të sinqertë mbi punën e saj. Edhe pse publikon sepse e ka si punë të mirëfilltë “Instagram”-in dhe i sjell të ardhura, ajo deklaroi se do të donte ta mbyllte këtë rrjet social nëse do të kishte pasur mundësi.

“Njerëzit si Elisi janë njerëzit më të lumtur në botë. Do doja të mbyllja Instagram-in. Kam 10 vite në këtë fushë por edhe pse merr kënaqësi, mendoj që kemi humbur shumë nga jeta e përditshme. Kemi harruar të shikojmë njëri-tjetrin ne sy, të shijojmë një darkë me miqtë. Jemi me një telefon në dorë dhe momentet e bukura e kupton që nuk i bën edhe pse, unë e bëj me pasion dhe qejf punën që bëj”, shprehet Odeta Banushaj.

Megjithatë Odeta thotë se privatësinë mund ta menaxhosh dhe e ke në dorë kur je në rolin e influencer siç ajo është.

“Nuk e devijon 100% por e ke në dorë. Jam përpjekur që në Instagram-in tim, të mos kem asgjë nga jeta ime private. Edhe lokacionet kur jam në një vend, nuk i bëj në kohën reale. Përpiqem të mbroj veten sa më shumë”, shprehet blogerja.

Në rrëfimin me Alban Musën dhe Julka Gramon, Odeta ka treguar dhe vështirësitë e punës së saj, që e parë nga jashtë, duket si punë “luksi”

“Kam qene natyrë ekspresive dhe person i rreshtit të parë. Merr një kënaqësi kur e bëj, është punë kolosale. Mund të them që është edhe e paragjykuar sepse njerëzit shikojnë vetëm më një foto apo video të bukur aty dhe pastaj dalin ato pyetjet që çfarë bëjnë blogeret? Por pas asaj video 3-4 sekonda t’i ke bërë një punë voluminoze prej 3-4 orësh. Është një punë më vete që do një mund të madh por është ajo që dua në fund të ditës”, shprehet Odeta Banushaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit