Në punë janë që katër muaj, por punët s’po mund t’i kryejnë.
Për këtë arsye, katër kryetarët shqiptarë të komunave veriore pritet të largohen nga detyrat e tyre me anë të peticionit të serbëve.
Kjo do mundësohet me anë të udhëzimit administrativ, përpilimi i të cilit duhet të bëhet më së largu edhe katër ditë nga grupi punues.