-6.2 C
New York
Wednesday, January 21, 2026

Buy now

Përparojnë negociatat mes palëve, Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak

- Advertisement -

Valon Berisha pritet të largohet nga futbolli austriak dhe për herë të parë në karrierën e tij do të luaj në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Klubi i futbollit boshnjak Zeljeznicar po shënon përparim të ndjeshëm në negociatat për nënshkrimin e mesfushorit kosovar Valon Berishës, raporton burimi i brendshëm Lorenzo Lepore.

Pas diskutimeve pozitive në nivel verbal, klubi nga Sarajeva thuhet se ka dorëzuar tashmë një propozim zyrtar për mesfushorin kosovar.

Berisha aktualisht është pjesë e LASK-ut dhe gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 12 paraqitje në të gjitha garat me skuadrën e elitës austriake.

Mesfushori me përvojë, i cili aktivizohet kryesisht në krahun e majtë, ka kontratë me LASK që skadon pas pesë muajsh, çka e bën transferimin të realizueshëm në një afat të afërt.

Berisha ka lindur në Malmö dhe hapat e parë në karrierë i ka bërë te Egersund, për t’u transferuar më pas te Viking. Performancat e tij e çuan te Salzburgu, ndërsa në vitin 2018 u ble nga Lazio për shumën 7.6 milionë euro.

Më pas, karriera e tij ka vazhduar te Fortuna Düsseldorf, Reims, Melbourne City, ndërsa në janar të vitit 2024 iu bashkua LASK-ut si lojtar i lirë.

Sa i përket karrierës ndërkombëtare, Berisha ka regjistruar 20 paraqitje me përfaqësuesen e Norvegjisë, ndërsa që nga viti 2016 përfaqëson Kosovën. Me “Dardanët” ai ka zhvilluar 52 ndeshje dhe ka shënuar katër gola.

Të ngjashme

Të fundit