Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar shtëpinë botuese Buzuku.
Rama ka thënë se kjo shtëpi është një nga shtyllat e identitetit tonë letrar.
“Shtëpia Botuese “Buzuku” është një prej shtyllave të identitetit tonë letrar. Për dekada me radhë keni kontribuar në ruajtjen, zhvillimin dhe pasurimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Faleminderit që i jepni vlerë dijes, mendimit dhe fjalës së shkruar”, ka shkruar Rama.
Ai premtoi vazhdim të mbështetjes për shtëpitë botuese.
“Qyteti ynë ka nevojë për institucione si ju, që frymëzojnë breza të tërë. Me respekt dhe mirënjohje për punën tuaj fisnike!”, tha Rama.