Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka qëndruar sot në Drenas, ku u takua me kryetarin e komunës, Ramiz Lladrovci, për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar pas vërshimeve të fundit, raporton Scanner.
Drenasi ishte një nga zonat që u përball me sfida serioze si pasojë e reshjeve të shumta, ndërsa Rama përgëzoi kryetarin Lladrovci për punën e bërë dhe menaxhimin e situatës emergjente.
Ai theksoi se Kryeqyteti ka qenë i angazhuar drejtpërdrejt në ndihmë të kësaj komune, duke ofruar pajisje dhe duke siguruar koordinim të vazhdueshëm përmes ekipeve emergjente nga Drejtoria e Sigurisë dhe Emergjencave.
“Si Kryeqytet, kemi qenë pranë qytetarëve të Drenasit dhe do të vazhdojmë të jemi të gatshëm të qëndrojmë pranë të gjitha komunave, me solidaritet, përgjegjësi dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, ka deklaruar Rama.
Vizita konfirmon bashkëpunimin ndërkomunal dhe rëndësinë e solidaritetit institucional në përballje me situata emergjente në të gjithë vendin.
Postimi i plotë:
Sot isha në Drenas për të takuar kryetarin Ramiz Lladrovci. Drenasi ishte një nga zonat që u përball me sfida serioze si pasojë e vërshimeve, ndaj e përgëzova kryetarin për punën e bërë dhe menaxhimin e situatës.
Si Kryeqytet, kemi dhënë pajisje dhe koordinim të vazhdueshëm me ekipet tona emergjente nga Drejtoria e Sigurisë dhe Emergjencave, duke qenë aty për qytetarët e Drenasit.
Do të jemi gjithmonë të gatshëm të qëndrojmë pranë të gjitha komunave, me solidaritet, përgjegjësi dhe bashkëpunim të ndërsjellë 🤝🇽🇰






