24.7 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Përparim Rama: Tramvaji me rrymë do të nisë lëvizjen për herë të parë në Prishtinë

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se në kryeqytet po fillon epokë e re.

Fjala është për tramin me rrymë, që thotë se do të jetësohet për herën e parë.

“Tramvaji me rrymë do të nisë lëvizjen për herë të parë në Prishtinë, duke sjellë një epokë të re të transportit publik”, ka shkruar Rama.

Në videon e Ramës në rrjete sociale, thuhet se ky tram lëviz pa shina e pa tela. Përshtatet me infrastrukturën aktuale dhe zvogëlon trafikun.

“Përtej shinave, përtej telave. Është tramvaji që lëviz pa shina, pa tela. Rritja e kapacitetit të transportit publik për 300 persona. Përshtatet me infrastrukturën aktuale. Më pak ndotje. Zvogëlon trafikun. Siguri më e lartë. I gjelbër, i rehatshëm”, thuhet në video.

Të ngjashme

Të fundit