Home Lajme Përparim Rama thotë se zonës së vjetër të Prishtinës po i kthehet identitet

Përparim Rama thotë se zonës së vjetër të Prishtinës po i kthehet identitet

0
Përparim Rama thotë se zonës së vjetër të Prishtinës po i kthehet identitet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se zonës së vjetër të Prishtinës po i kthehet identiteti.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka bërë të ditur se komuna është gati me rivitalizimin e rrugës “Mehmet Kaçurri” e cila sipas tij, po merr pamje fantastike.

“Kjo rrugë përmban 18 ndërtesa, tre prej të cilave janë monumente arkitekturore, pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, ka shkruar ai.

“Rruga ‘Model’ do të shërbejë si shembull për rigjenerimin e blloqeve tjera brenda Qendrës Historike të Prishtinës”, ka shkruar kryetari Përparim Rama.

https://fb.watch/o6eQbUqVtf/?mibextid=Nif5oz

 

Exit mobile version