-10.6 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Përparim Rama s’ua bën çaren dy lagjeve për parkingje, Kërçeli publikon “llugën” e krijuar nga veturat

- Advertisement -

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka denoncuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën, për neglizhim të lagjes “Lakrishtë” dhe “Santea” nga ana e “Prishtina Parking”.

Kërçeli denoncimin e ka bërë me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa ka bashkëngjitur fotografi të vlugut të veturave të parkuara nëpër hapësirat e lagjeve përkatëse,

“Pavarësisht se Komuna vendosi komercializimin e parkingjeve publike të lagjeve të Prishtinës, duke i bërë me pagesë edhe për veturat  e banorëve rezidentë, “Prishtina Parking” ka dështuar në zbatimin e këtij projekti. Banorë të lagjeve si Lakrishta apo Santea ankohen se “Prishtina Parking” i ka lënë këto lagje jashtë shërbimit”, ka shkruar ai.

Kërçeli ka rikujtuar edhe premtimin e Ramës për parking të madh nëntokësor në Lakrishtë, por që s’është duke ndodhur.

“Parkingu publik në Prishtinë ose duhet të jetë me pagesë për të gjithë e duke i favorizuar banorët rezidentë ose duhet të jetë siç ka qenë. Por, si me çdo gjë tjetër, projektet e P.Ramës ose nuk fillojnë fare ose dështojnë në gjysmë të rrugës”, tha ndër të tjera ai.

https://m.facebook.com/ilir.kerqeli/posts/10160027873894635?ref=embed_post&wtsid=rdr_0ps177teSOmjpNAOX

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit