Finalja e Superkupës së Prishtinës u zhvillua mbrëmë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, teksa u fitua nga kryeqytetasit me rezultatin 73:54 ndaj skuadrës mitrovicase.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar sot për përleshjet që pati në mes të tifozëve të Plisave, të Prishtinës dhe Torcida të Trepçës së Mitrovicës.
Në një status të shkruar sot në mëngjes Rama ka thënë se dhuna e shkaktuar në këtë ndeshje ishte plotësisht e panevojshme.
“Dhuna e shfaqur mbrëmë në ndeshjen KB Prishtina – KB Trepça është e papranueshme dhe nuk ka vend në kryeqytet, e askund tjetër!”, ka shkruar fillimisht Rama në statusin e tij.
“Jemi të lumtur që KB Prishtina fitoi superkupën mbrëmë, mirëpo nga dhuna e shfaqur u zbeh edhe gëzimi për fitoren e merituar. Sporti ka të bëjë me shpirtin garues në frymë tolerance e respekti reciprok, prandaj u bëj thirrje edhe tifozëve që ta kultivojnë një frymë të tillë”