10.3 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Përparim Rama publikon imazhet e para të Rrugës A

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka publikuar sot imazhet e para se si do të duket Rruga A.

Ai ka thënë se në kuadër të këtij projekti përfshihet rruga me të gjitha instalimet nëntokësore.

Në kuadër të këtij projekti përfshihet rruga me të gjitha instalimet nëntokësore. Rruga do të jetë me tri korsi në një drejtim. Për autobus do të ketë korsi të veçantë ndërsa dy korsitë tjera do të shfrytëzohen për vetura. Rruga do të ketë shtegun e biçiklistave dhe trotuarin afër saj. Po ashtu do të ketë tre shtigje të hapësirave gjelbëruese”, ka shkruar Rama.

Sipas tij, Rruga A, do të ndihmojë dukshëm në shkarkimin e trafikut të Prishtinës së Re, në të cilën ndërtimi i segmentit të LOT I do të kushtojë rreth 8 milionë euro.

“LOT I, do të përfshijë segmentin nga “Veterniku” deri të vazhdimi i Rrugës B”, ka shkruar në fund.

Kemi përcjellur materialin ofertues për projektin: Ndërtimi i “Rrugës A” (kolektori dhe rruga).Në kuadër të këtij…

Posted by Perparim Rama on Friday, April 29, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit