Perparim Rama njofton se po pastrohen mbeturinat në lagjen Mati 1, lut qytetarët t’i përdorin kontejnerët

- Advertisement -

Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se në lagjen Mati 1 në Prishtinë po kryhet pastrimi i mbeturinave në një pjesë të kësaj lagjeje.

Rama ka kërkuar nga qytetarët që të shfrytëzojnë kontejnerët për hedhjen e mbeturinave dhe që të kujdesen për pastërtinë dhe rendin publik.

“Po kryhet pastrimi i mbeturinave sipërfaqësore në MAT-1.

Lusim qytetarët që mbeturinat t’i hedhin në kontejnerët e dedikuar, në mënyrë që të ruhet pastërtia dhe rendi publik”, ka shkruar Rama.

 

Të ngjashme

Të fundit