-2.6 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Përparim Rama ndan mirënjohje për Merita Halilin e Raif Hysenin

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në zyren e tij dy ikonat e muzikës shqiptare, Merita Halilin e Raif Hysenin.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama, ka bërë të ditur se iu ka dhuruar nga një mirënjohje.

“Kënaqësi e veçantë të prisja ikonat e muzikës qytetare shqiptare, znj. Merita Halili e z. Raif Hyseni. Për të nderuar angazhimin e tyre të vazhdueshëm në promovimin e kulturës e traditës shqiptare, në emër të Kryeqytetit u dhuruam nga një Mirënjohje”, ka shkruar Rama.

Dy këngëtarët janë të njohur për muzikën e tyre, e të cilët kanë ruajtur kulturë dhe traditën shqiptare.

Postimi i plotë:

Kënaqësi e veçantë të prisja ikonat e muzikës qytetare shqiptare, znj. Merita Halili e z. Raif Hyseni.

Prej gati shtatë vitesh, ata drejtojnë katedrën e muzikës shqiptare në universitetin Montclair State University, në New Jersey, duke kultivuar, ruajtur dhe promovuar muzikën shqiptare.

Për të nderuar angazhimin e tyre të vazhdueshëm, në emër të Kryeqytetit u dhuruam nga një Mirënjohje.

Kënaqësi e veçantë të prisja ikonat e muzikës qytetare shqiptare, znj. Merita Halili e z. Raif Hyseni. Prej gati…

Posted by Perparim Rama on Tuesday, July 19, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit