0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Përparim Rama: Kryeshefi i NPL Prishtina Parking Liridon Restelica u shkarkua

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar se është shkarkuar kryeshefi ekzekutiv i NPL Prishtina Parking.

Kjo sipas Ramës është bërë në mbledhjen e jashtëzakonshme të bordit të drejtorëve të ndërmarrjes nën konstatimet se i njëjti ka keqpërdorur detyrën zyrtare dhe nuk ka informuar bordin në lidhje me planet dhe projektet investuese.

Ky është njoftimi i plotë:

Shkarkohet nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të NPL Prishtina Parking, z. Liridon Restelica.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, Bordi i Drejtorëve të NPL “Prishtina Parking” ka konstatuar se veprimet e Kryeshefit Ekzekutiv, duke përfshirë këtu keqpërdorimin e pozitës, mosinformimin e bordit në lidhje me planet dhe projektet investuese të ndërmarrjes e deri tek mospërfillja e Bordit të Drejtorëve, kanë shkaktuar keqmenaxhim të përgjithshëm të ndërmarrjes dhe kanë cenuar imazhin e NPL “Prishtina Parking”.

Vendimi për shkarkimin nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv, z. Liridon Restelica, hyn në fuqi sot, me datë 22.08.2022.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit