13.2 C
New York
Monday, October 21, 2024

Buy now

Përparim Rama ka gati propozimin e ri: Parking pa pagesë për veturën e parë në familje

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se bashkë me Kryeshefin e Ndërmarrjes “Prishtina Parking”, Sokol Havollin, do t’i propozojnë Kuvendit Komunal largimin e pagesës për veturën e parë për banorët rezident.

Rama tha se mundësitë financiare e lejojnë këtë ndryshim dhe nuk cënojnë investimet. Ai ka bërë me dije se rregullorja është tashmë gati për votim në Kuvend Komunal.

Dhe jemi shumë të kënaqur që për një kohë të shkurtë kemi arritur të kthejmë konceptin nga një ndërmarrje e kundërshtuar në një ndërmarrje të kërkuar nga lagjet. Kemi ende punë, përmirësime dhe investime për të realizuar me Prishtina Parking”, ka shkruar Rama.

Tutje, Rama ka thënë se sot Prishtina Parking nuk i realizon shërbimet e terrenit përmes nënkontraktorëve të shtrenjtë, por me mjete dhe automjete të saja. Sipas Ramës, me blerjen e automjeteve dhe pajisjeve tjera të terrenit ka arritur që t’i kursej rreth 1 milion euro për periudhën 2023-2025.

https://m.facebook.com/perparimrama2021/posts/623224676640714?ref=embed_post&wtsid=rdr_0nXhwv7MScYC7M9UJ

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit