Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se janë duke u diskutuar detajet e fundit për fillimin e ndërtimit të spitalit të kryeqytetit.
Spitali i kryeqytetit po bëhet!
Sot diskutuam detajet finale të projektit të Spitalit të kryeqytetit.
Një projekt i shumëpritur që do të bëjë më të lehtë qasjen në shërbimet shëndetësore dytësore për qytetarët e Prishtinës.
Kardiologji, pediatri, gjinekologji e shumë reparte të tjera me kushte e standarde të nivelit evropian.
Shumë shpejt projekti do të tenderohet dhe do të fillojë ndërtimi” shkruan Rama në njoftim.