10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Përparim Rama i reagon Arianit Beqirit të VV-së: Hyrja ishte falas, po dezinformon!

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj akuzave të ish-asistentit të Kryeministrit, Albin Kurti, Arianit Beqiri, i cili u arrestuar dje nga Policia e Kosovës nën dyshimin se nuk pagojë.

Rama e theksoj se hyrja në Fan Zone ka qenë falas dhe se sipas tij deklaratat e Beqirit të VV-së, paraqesin një përpjekje për dezinformim të qëllimshëm.

Postimi i plotë:

Reagim

Për të mundësuar përjetimin e lojërave të Kampionatit Evropian në Kryeqytet, Komuna e Prishtinës në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi dhe në interes të qytetarëve të kryeqytetit ka dhënë miratimin që kjo të bëhet në Fan Zone në sheshin “Xhorxh Bush”.

Konfirmojmë se hyrja në Fan Zone ka qenë falas, sipas deklaratave zyrtare të organizatorit.

Akuzat për një hyrje me pagesë janë të pasakta dhe paraqesin një përpjekje për dezinformim të qëllimshëm të opinionit publik, me synimin e qartë për të dëmtuar imazhin e strukturave përgjegjëse dhe gjithë institucionin publik, përfshirë mua.

Prandaj, apelojmë për një trajtim të përgjegjshëm të informacionit dhe kultivimin e një mjedisi të shëndoshë komunikimi, të bazuar në fakte dhe transparencë.

Dezinformimi nuk është në interes të qytetarëve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit