-0.6 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Përparim Rama i liron nga pagesa për transport publik të gjithë pjesëtarët e FSK-së

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar sot ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj. Rama ka bërë të ditur se është folur për mundësi të bashkëpunimit mes komunës dhe ministrisë ndërsa po ashtu tregoi se është marrë vendimi për lirim nga pagesa për pjesëtarët e FSK-së.

“Patëm nderin të vizitojmë Ministrin e Mbrojtjes, z. Armend Mehaj, me të cilin diskutuam për format e ndryshme të bashkëpunimit mes Komunës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, sidomos në rastet e veçanta që kërkojnë nivel të shtuar të sigurisë në vend”, tha ai.

Rama tregoi se lirimi nga pagesa është bërë në shenjë mirënjohje për punën e palodhshme të FSK-së.

“Për formalizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë nënshkruam Vendimin që pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës i liron nga detyrimi për ta paguar shfrytëzimin e transportit urban. Kjo bëhet me qëllimin që të lehtësojmë lëvizjen e pjesëtarëve të FSK-së dhe në shenjë mirënjohjeje për punën e tyre të palodhshme për t’i ofruar siguri secilit qytetar të Republikës së Kosovës”, përfundoi ai.

Patëm nderin të vizitojmë Ministrin e Mbrojtjes, z. Armend Mehaj, me të cilin diskutuam për format e ndryshme të…

Posted by Perparim Rama on Monday, February 14, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit