Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot ka emëruar këshilltarin e tij të ri për investime kapitale.
Ish-zëvendësministri i Jashtëm dhe Diasporës, Bekim Brestovci, ka njoftuar se nga tani do të jetë pjesë e kabinetit të kryetarit Rama në funksionin e lartëcekur.
“I jam mirënjohës kryetarit Rama për besimin e dhënë, për të qenë bashkëpjesmarrës në realizimin e vizionit dhe programit të tij për transformimin e qytetit të Prishtinës”, ka shkruar ndër të tjera Brestovci, transmeton lajmi.net.
Brestovci ishte kthyer nga diaspora aktivitetit politik në Kosovë, ndërsa për disa vite ishte pjesë e Nismës Socialdemokrate.