Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka kujtuar Arbën Xhaferin në dhjetëvjetorin e vdekjes.
Xhaferin Hoxhaj e ka vlerësuar si rilindasin e fundit kombëtar, përderisa ka sjell edhe një thënie të tij që kishte të bëjë me ndarjen e fesë nga shteti, në një kohë kur çështja e shamisë në shkolla për fëmijët ka nxitur debat të gjerë në vend, pas një peticioni pro-shamisë.
“Sot, në përvjetorin e dhjetë të vdekjes se Arbën Xhaferit, e kujtojmë madhështinë e politikanit vizionar dhe riliandasit të fundit kombëtar! Pikërisht për kohën e politikës së bejtexhinjve, sikurse kjo e jona, ai thoshte: “Kushti i parë që një besim fetar të shndërrohet në religjion është: ndarja e shtetit, politikës prej fesë; pra respektimi i parimit të shekullarizmit.””, ka shkruar Hoxhaj.