0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Përmes një imazhi pa makijazh, Dafina Zeqiri zbulon se ka nisur xhirimet për projektin e ri

- Advertisement -

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri së fundmi ka lansuar një tjetër projekt të ri muzikor.

Përmes disa imazheve, artistja ka njoftuar se ka nisur xhirimet e videoklipit më të ri.

Në një foto që ndau sot (e martë) me fansat në llogarinë e saj në Instagram, Dafina shihet pa makijazh dhe vetulla të lyera me ngjyrë të bardhë.

“Dita e dytë e xhirimeve”, ka shkruar Dafina në mbishkrim e postimit ndërsa u vërshuan nga komentet e shumta të fansave që padyshim mezi presin një këngë të reja nga ajo.

https://www.instagram.com/p/Cjk1cDDojNk/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6fea58bf-af41-4d65-82ab-cbfbef166f11&ig_mid=EE50F8A5-9879-4F83-B983-6B9B2155857C

Ndërkohë, këngëtarja gjithashtu ka ndarë foto me një dukje elegante ku shihet me një veshje me gurë kristali.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këngëtarja e cila njihet për hitet të shumta.

Ndërsa, kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, Dafina ka publikuar bashkëpunimin e ri me Ron Zaitin “Boma ni tel”.

https://www.instagram.com/p/Cjkl6FTo7mw/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a69b278b-17f3-4922-949b-3a4a619fa7e7&ig_mid=F89A6136-DD61-4C4C-BCDE-A1B842415255

Projekti po mirëpritet nga ana e fansave dhe brenda pak ditësh ka grumbulluar mbi një milion klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit