18.8 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Përmendet Edona James – kirurgu plastik tregon a mund të bëhet një mashkull, femër: “Mu duk duket, por jo funksionale”

- Advertisement -

Kirurgu plastik Adem Kllokoqi ka qenë pjesë e emisionit të radhës “Paradoks me Vehbi Kajtazin”. Ai në këtë intervistë të tij ka folur edhe për ndërrimin e gjinisë nga mashkull në femër dhe nga femër në mashkull ku është shprehur se “nuk është funksionale” edhe pse “duket ashtu”.

Një bisedë e nxitur nga personazhi i “Big Brother VIP”, Edona James që është gjithashtu personi i parë transgjinor në Kosovë ka qenë subjekt trajtimi në emisionin “Paradoks”. Kirurgu plastik ka dhënë shpjegimin mjekësor të ndërrimit të gjinisë.

Kllokoqi, theksin e vë te ndërtimi hormonal i organizmave.

“Në botë është me të madhe, te ne është fillimi edhe pse ende nuk është e rregulluar me ligj. Por unë mendoj që njeriu kur lind ne lindim edhe me hormone femërore të cilat e përcaktojnë se si ti ndihesh, do të thotë përveç organeve, ndihesh me tru. Në ato raste ka kombinime më shumë të hormoneve, edhe pse ndoshta lind fizikisht si mashkull, ke hormone më shumë seksuale femërore që më shumë ndihesh si femër dhe ndoshta jeta me ato organe që je është një formë si dhunim.”, tha Kllokoqi.

Ai ka thënë se ndërrimi i gjinisë mund të ndodh, por aspekti funksional është i dobët, për më tepër ai e quan “jo funksional”.

“Pak e ndjen veten me hormone, pak në aspektin psiqik dhe don me ndërru, don ndoshta më u bë më “IN”, me u dokë, me u veçu prej tjerëve, dhe e ndërron. Duket, duket, duket ashtu, por aspekti funksional është i vogël, aspekti funksional është i vogël, me u dukë duket, por funksioni është i vogël. E sheh, por jo funksional”, tha ai. /Paparaci.com/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit