23.5 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Përmbytjet në Teksas, presidenti Trump viziton zonat e dëmtuara

- Advertisement -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump viziton zonat e permbytura ne Teksas, te goditura nga shirat katastrofike qe moren jetën e të paktën 120 njerëzve dhe lanë mbi 160 të tjerë të zhdukur.

Në vizitën e tij në qytetin Kerrville, Trump ka takuar zyrtarët lokalë, ekipet e shpëtimit dhe komunitetet e prekuara nga kjo katastrofë natyrore.

Në një deklaratë pas vizitës, Trump theksoi rëndësinë e veprimeve të shpejta dhe mbështetjes federale, duke u angazhuar për ndihma të mëtejshme dhe për përforcimin e sistemeve të mbrojtjes civile për të parandaluar katastrofa të ngjashme në të ardhmen. trump nuk u terhoq nga premtimi I tij per mbylljen e Agjencise Federale te menaxhimit te emergjencave.

Përpara vizitës së tij në Teksas, Trump miratoi një kërkesë nga Guvernatori Greg Abbott për të zgjeruar shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë përtej Qarkut Kerr, duke i bërë tetë qarqe të tjera te gatshme per te pranuar ndihma financiare ne perpjekje per tu rimekembur.

Kjo vizitë vjen në një kohë kur kritikët po i drejtojnë pyetje të ashpra për reagimin e autoriteteve ndaj situatës dhe masat paraprake të paralajmërimit të banorëve.

Në këtë kuadër, ka pasur pyetje mbi efektivitetin e sistemeve të alarmit dhe reagimin e shërbimeve emergjente që janë aktivizuar për të ndihmuar banorët e prekur.

Ky është një moment delikat për administratën Trump, e cila ka nisur një seri përpjekjesh për t’i dhënë fund krizës dhe për të mbështetur proceset e rindërtimit të infrastrukturës dhe jetës sociale.

Të ngjashme

Të fundit