2.4 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Përmbytjet në Afrikën e Jugut, një familje humbi nëntë fëmijë

- Advertisement -

Provinca KwaZulu-Natal e Afrikës së Jugut është ende duke u tronditur nga përmbytjet më të mëdha të vendit në 60 vjet, nga të cilat vdiqën rreth 435 njerëz muajin e kaluar.

Funerale masive po zhvillohen, megjithëse shumë familje ende nuk janë në gjendje të varrosin të dashurit e tyre, sepse trupat e tyre u përfshinë nga rrëketë e furishme.

Slindile Mdalose, 43 vjeçare dhe nëntë fëmijë të moshës nga dy deri në 10 vjeç u vranë në përmbytjet që shkatërruan KwaZulu-Natalin.

Ata ishin duke fjetur kur i përfshiu uji, duke rrafshuar shtëpinë e tyre dhe kanë kaluar tre javë dhe disa prej trupave ende nuk janë gjetur.

“Të them të drejtën jemi të tronditur, jemi të mpirë. Është e vështirë të humbasësh njerëzit,” tha xhaxhai i fëmijëve, Thokozani Mdlalose për BBC.

Varrimi i Slindile Mdalose dhe pesë fëmijëve të saj, Uyanda, Lubanzi, Ziyanda, Asanele, Lulama u bë në mëngjes, ndërkaq është edhe halla e katër fëmijëve të tjerë, të cilët janë ende të zhdukur.

Halla tjetër e tyre, Nonkululeko Mdlalose thotë se kur foli për herë të fundit me motrën e saj në telefon vetëm disa orë para se të vdisnin, ajo i kishte thënë se kishte shumë frikë, shkruan BBC.

“Unë kurrë nuk kam ndjerë këtë lloj dhimbjeje. Mendova se isha një person i fortë, por e kuptova që nuk jam. Kjo është e rëndë për t’u përballuar”, u shpreh ajo.

Përmbytjet vranë 435 njerëz dhe dhjetëra viktima janë ende të zhdukur, duke lënë familjet e tyre në ankth, ndërkaq më pak se 200 janë varrosur deri më tani.

Qeveria dhe donatorët privatë kanë ofruar ndihmë për të mbuluar kostot e funeralit, por procesi po shkon shumë ngadalë dhe prandaj po ndodhin edhe vonesat.

Kretarja e Shoqatës së Salloneve të Funeralit të Afrikës së Jugut, Nomfudo Mcoyi, thotë se vonesat mund të ishin shmangur.

“Në të ardhmen, qeveria duhet të sjellë ekspertë të industrisë që në fillim të një krize. Le t’ju tregojmë se si ta bëjmë këtë më mirë. Ne mund t’i kishim bërë varrimet lehtësisht pa u prishur trupat”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit