1.7 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Përmbytje të mëdha në Iran, 24 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

- Advertisement -

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe 19 janë raportuar të zhdukur pas përmbytjeve që kanë goditur zonat pranë Teheranit në 48 orët e fundit.

“Për shkak të shirave të dendur dhe përmbytjeve në fshatin Emamzadeh Davud, në perëndim, dhe në zonat e Firuzkouh, Rudehen dhe Damavad, në lindje të Teheranit, 24 persona humbën jetën”, njoftoi Gjysmëhëna e Kuqe iraniane.

“Operacionet e kërkimit për gjetjen e 19 personave të raportuar të zhdukur po vazhdojnë”, shtoi i njëjti burim.

Një vend kryesisht i thatë, Irani po përballet me thatësira të përsëritura në dekadën aktuale, si dhe me përmbytje të shpeshta të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit