27.2 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Përmbytja e varkave me emigrantë në Tunizi, 27 të vdekur ose të zhdukur

- Advertisement -

Njëzet e shtatë persona janë vrarë ose janë zhdukur pas përmbytjes së dy varkave me emigrantë në brigjet lindore të Tunizisë.

Sipas BBC-së, një zëdhënës i gjykatës në qytetin Sfax ka njoftuar varka e parë ishte nisur nga Tunizia për në Itali të premten, me 37 persona në bord. Ai ka bërë të ditur se nga përmbytja janë zhdukur 20 persona ndërsa 17 ishin shpëtuar.

Por ditën e shtunë, përmbytja e një varke të dytë, kishte nxjerrë në plazh edhe katër trupa të pajetë, me 36 të shpëtuar dhe tre të zhdukur.

Raportohet se që nga fillimi i muajit mars, ka pasur të paktën shtatë përmbytje të varkave të ngjashme në afërsi të Tunizisë me rreth 100 njerëz të vdekur ose të zhdukur.

Pjesë të vijës bregdetare tuniziane janë vetëm rreth 150 kilometra nga Lampedusa, një ishull italian që përdoret shpesh si pikë kalimi në kontinent.

Afërsia e saj me Italinë e ka parë Tunizinë të kapërcejë Libinë si pika kryesore e nisjes për njerëzit që ikin nga konflikti dhe varfëria e tmerrshme në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, duke kërkuar një jetë më të mirë në Evropë.

Sipas rojës bregdetare, në tre muajt e parë të këtij viti, më shumë se 14,000 emigrantë – shumica e të cilëve janë nga Afrika Sub-Sahariane – janë kapur në përpjekje për të arritur në Evropë nga Tunizia – numër pesë herë më i lartë se për periudhën korresponduese të vitit të kaluar.

Të ngjashme

Të fundit