2.1 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Përmbysje e madhe, Napoli thyen Lazion dhe ngjitet përkohësisht i pari

- Advertisement -

Napoli ka triumfuar në një transfertë të vështirë. Skuadra e Luciano Spallettit mposhti 2-1 me përmbysje Lazion dhe kryeson për momentin me pikë të barabarta me Milanin, në pritje të ndeshjeve të Romës e Atalantës.

Klubi romak e nisi ndeshjen në mënyrë fantastike, pasi që në minutën e katërt shënoi me anë të Zaccagni. Gjithsesi Napoli u hodh në sulm dhe kërkoi golin e barazimit. “Axurrët” ia dolën që në pjesën e parë.

Blerja e verës, mbrojtësit Kim Min-Jae, ia doli të ndëshkonte skuadrën e Lazios dhe skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes me rezultatin 1-1. Napoli nuk ishte i kënaqur me një pikë.

Këmbëngulja u shpërblye, teksa gjeorgjiani Kvaratskhelia ishte ai që shënoi golin e avantazhit pas një ore lojë. Napoli e ruajti epërsinë në vazhdim dhe mori pikët e plota në Romë. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit