18.9 C
New York
Thursday, October 3, 2024

Buy now

Përmbysje e “çmendur” në Dyseldorf, Ukraina siguron pikët e para në Euro 2024

- Advertisement -

Nisi gjithçka në mënyrën më të keqe të mundshme, ama fundi ishte tamam, si në përralla. Ukraina ia doli të sigurojë pikët e para, në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024, me “Verdheblutë”, që mundën në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, Sllovakinë, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1.

Gjithçka nisi me golin e sllovakëve, teksa në minutën e 17’-të, Schranz dërgon në rrjetë një krosim të Haraslin, për të siguruar avantazhin, avantazh që do të zgjaste deri në minutën e 54’-t, të ndeshjes, ku Shaparenko tundi rrjetën e Dubravaka, pas një pasimi të Zinchenko e për t’ia lënë vendin golit të Yaremchuk, në minutën e 80’-të, gol, që nisi festën si në kampin ukraianas, por edhe në të gjithë stadiumin 47 mijë vendësh,

Pas kësja fitoreje, Ukraina gjentet në vendin e 2-të të grupit E, me 3 pikë, po aq sa Rumania e Sllovakia, që ndodhen respektivisht në vendin e parë dhe të tretë. Ndërkaq, në sfidën e radhës dhe të fundit të fazës së grupeve, Ukraina do të ndeshet me “Djajtë e Kuq”, të Belgjikës, ndërsa Sllovakia, me Rumaninë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit