24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Përmbysje e çmendur në “Bernabeu”, Real Madridi shënon 5 herë në portën e Dortmundit

- Advertisement -

Jo më kot janë 15 herë kampionët e UEFA Champions League.

“Galaktikët” e Real Madrid treguan edhe njëherë se nuk gabojnë përballë të mëdhenjve, teksa mbrëmjen e kësaj të marte mposhtën me rezultatin e thellë, 5-2, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, pas një përmbysjeje të çmendur.

Të parët që morën avantazhin ishin gjermanët me “yjet” e sulmit Donyell Malen e Serhou Guirassy, që u kombinuan dy herë me njëri-tjetrin, për të mbyllur në avantazhin e dyfishtë fraksionin e parë të sfidës e për t’i lënë më pas vend “furisë” së “Galaktikëve”.

Fillimisht ishte Rudiger, i cili ngushtoi diferencën në 2-1 në minutën e 60’-të e vetëm 3 minuta më vonë “ylli” brazilian, Vinicius Junior barazoi shifrat. Në minutën e 83’-të u kompletua përmbysja e madhe falë golit të Lucas Vazquez, ndërsa për të vulosur përfundimisht fitoren e “Los Blancos” ishte sërish Vinicius Junior, i cili plotësoi tregolëshin personal në minutat 86′ e 93′.

Kështu, Real Madrid regjistron fitoren dytë në këtë sezon të Champions League dhe renditet në vendin e 11-të me 6 pikë, ndërsa Borussia Dortmund mbetet sërish në vendin e gjashtë, po me 6 pikë sa spanjollët, por me një golavarazh më pozitiv.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit